Urime Festa a Kurban Bajramit

July 30, 2020

 NJ O F T I M 

Të nderuar anëtarë të Bashkësia Shqiptare Islame në Toronto, bashkëkombas, vllezër dhe motra. 

U njoftojm që Festa e Kurban Bajramit është të Premten me 31 Korrik, 2020. 

Shpresonim që ky Bajram do të na gjej në ambeintet e Xhamisë mirpo për shkak të situatës së krijuar si pasoj e COVID-19 dhe duke respektuar rekomandimet që vijnë nga autoritetet Kanadeze te shëndetit publik, Xhamia nuk do të hapet për faljen e Kurban Bajramit! Lusim Zotin e Gjithmëshirshëm që kjo situatë, kjo sprovë të kalojë sa më parë dhe pa pasoja. Ashtu si edhe Bajramin e kaluar që të jemi sa me afër jush do të ketë një ligjeratë në rrjetet sociale nga ana e Imamit Adnan Berbatovci në kohën e faljes së Bajramit. 

Përkujtim vëllazëror që pagesa në vlerë prej $200 për Kurbana mundet të bëhet duke kontakruar personat në vijim: Imami Adnan Berbatovci: 647- 746-1322, Behadin Qafleshi: 647-856-4198, Kadrush Cani: 416-836-9750, Ferzi Bekiri: 416-455-1535, Zekirja Aliu: 647-628-6041 dhe Nuri Shefkiu: 647-261-6710 

Në emër të bordit drejtues dhe Imamit të Xhamisë Shqiptare në Toronto ju uroj ju dhe gjith besimtarëve mysliman Festën e Kurban Bajramit, këtë festë të Sakrificës e mirëkuptimit, harmonisë në familje dhe shtrirjes së dorës së solidaritetit ndërmjet njerëzve, dhe të gjithë atyre që kanë bërë nijet për të prerë Kurban të jetë i pranuar tek Zoti i Madhërishëm, Zoti i ruajt dhe bekoftë Shqiptarët kudo ndodhen ato. 

Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju dhe familjet tuaja! 

Bordi i Bashkësisië Shqiptare Islame në Toronto 


SHKARKO NJOFTIMIN / DOWNLOAD NOTICE

Related Articles

Eid al-fiter dinner Sponsors | ALBANIAN MUSLIM SOCIETY OF TORONTO

Eid al-fiter dinner Sponsors | ALBANIAN MUSLIM SOCIETY OF TORONTO

With sincere appreciation, we acknowledge our sponsors for their generous support for tonights Eid Al-Fiter Dinner. Companies: A&R Plumbing & Mechanical Service - Agim Stermolli Old Mill Bakery - Nazim Qafleshi Beqiri Professional Corporation - Ylli Beqiri...

Me Fat Fitër Bajrami | ALBANIAN MUSLIM SOCIETY OF TORONTO

Me Fat Fitër Bajrami | ALBANIAN MUSLIM SOCIETY OF TORONTO

Lumturia dhe begatia e Zotit të Madhëruar qoftë në familjet tuaja dhe më gjerë gjatë këtij.Gjithashtu Zoti i pagoftë të gjithe ata xhemat që ketë vit e gjallëruan Xhaminë tonë me ifare dhe tubime madheshtore. Mirë u takofshim ne Ramazanin tjetër, Allahu na pranoftë...